Vendi është pa Gjykatë Kushtetuese dhe me Gjykatën e Lartë të cunguar për shkak të procesit të Vetingut. Por kur do të zgjidhen anëtarët e rinj të dy gjykatave më të rëndësishme në vend?
Përgjigjen e jep Avokatja e Popullit, Erinda Balanca. Ajo shprehet se duhen edhe 6 muaj të tjerë që propozimet të shkojnë në Kuvend. Mungesa e Gjykatës Kushtetuese u përmend së fundmi në përplasjen Rama-Meta, ku Kryeministri tha se do të priste ngritjen e Gjykatës Kushtetuese për të shqyrtuar vendimin e Metës që nuk dekretoi Gent Cakën si ministër të Jashtëm.
Deklarata e Erinda Balancës në emisionin “Top Talk” në TCH:
Për Gjykatën Kushtetuese mendoj se situata është alarmante. Është një organ që duhet në një demokraci të natyrës që ne e kemi, që është edhe një demokraci në tranzicion. Problemi që unë shikoj është se: Fakti është se kemi vetëm 1 anëtar nga 9, edhe ky me mandat të përfunduar. Sigurisht që e lë vendin pas asnjë mjet “checking balance” që është Gjykata Kushtetuese. Ne si institucion kemi pjesëmarrje të detyrueshme në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Mund të them që kemi hasur në disa problematike që nuk e bëjnë të thjeshtë procedurën e emërimeve. Do të na duhen të paktën 6 muaj që ne të kemi propozimet në Kuvend për Gjykatën Kushtetuese.
Edhe në Gjykatën e Lartë jemi thuajse në kushtet e mosfunksionimit. Gjykata e Lartë aktualisht ka vetëm 3 anëtar. Dy prej të cilëve në proces verifikimi nga KPA dhe një anëtar që e ka përfunduar tërësisht procesin. I katërti është larguar pasi është bërë pjesë e KLGJ. Me tre anëtarë kemi një Gjykatë që mund të kryejë vetëm disa prej funksioneve që ajo ka për detyrë.
Qytetarët ankohen për rritjen e çmimeve në prag të festave t...
KEDS tregon për qytetet ku sot do të ketë reduktime të energ...
Makina përplaset me murin e tunelit në hyrje të Pogradecit, ...
Vetëm ukrainasit mund të vendosin për lëshimet territoriale
U prezantua rrejshëm si pjesëtar i FSK-së, arrestohet i dysh...
Dy persona të lënduar nga aksidenti në “Ibrahim Rugova” – dj...