Sot është dita e tetë e grevës së mësimdhënësve në gjithë Kosovën, të cilët po kërkojnë ngritjen e koeficientit.
Gjatë ditës, kryeministri Ramush Haradinaj ka përsëritur se të gjitha orët e humbura, si shkak i grevës në arsim do të kompensohen.
Por, një deklaratë e tillë nuk është mirëpritur nga SBASHK-u.
Ymer Ymeri, menaxher i financave në SBASHK, ka thënë se institucionet nuk duhet të dalin me deklarata të tilla.
“Mendoj që institucionet duhet të kursehen me deklarata për fillimin ose kompensimin e orëve se ende jemi në grevë. Besoj që kemi nevojë të zhvillojmë dialog se si ta ndërprejmë grevën e jo të bisedojmë sot për zëvendësimin e orëve të humbura kur ende jemi në grevë”.
“Ndoshta greva do të zgjasë edhe me muaj. Nuk duhet institucionet të kërkojnë që të zëvendësohen ditët e humbura”, tha Ymeri në Info Magazine të Klan Kosovës.
Ai ka treguar edhe arsyet se pse SBASHK-u nuk e ka pranuar ofertën e Qeverisë, por e ka vazhduar grevën.
“Oferta e Qeverisë është rritja prej 0.2 duke iu shtuar çdo koeficienti të punonjësve të arsimit parauniversitar pa i përfshirë çerdhet, Universitetin. Është një ofertë shuma e përgjithshme e të cilës është 10-12 milionë euro”.
“Diferenca mes sektorëve të tjerë dhe arsimit është shumë e madhe dhe kjo është një nga arsyet pse anëtarësia jonë e ka refuzuar këtë ofertë”.
“Taksë prej 10 eurosh për çdo automjet që hyn në Prishtinë”,...
Deputetja e VV-së thotë se kanë kërkuar nga opozita që të pr...
Dy shtetas turq u rrahen mes vete në Prishtinë
I dënuar me 10 vjet burg për trafik droge në Itali, arrestoh...
AKB: Paga e 13-të vetëm për sektorin publik është diskriminu...
Haradinaj: Qindra shqiptarë u ekzekutuan në Lybeniq dhe zonë...