Në selinë Qendrore të Ndërmarrjes Trepça, Menaxhmenti i lartë i KOSTT-it ka mbajtur takim emergjent me menaxhmentin e KEDS dhe të ndërmarrjes Trepça në lidhje me situatën e shkaktuar dhe për hapat që duhet ndërmarrë për stabilizimin e furnizimit me energji elektrike sa më të shpejtë.
Përmes një komunikate, KOSTT bënë të ditur se në këtë takim ka shprehur gatishmëri për të ndihmuar në riparimin e Nënstacionit Trepça dhe në tejkalimin e kësaj situate e si në mënyrë profesionale po ashtu dhe logjistike, transmeton Indeksonline.
“Njoftohen qytetarët që sot në orën 11:11 për shkak të avarisë së ndodhur në Nënstacion e Trepçës prej nga edhe furnizohet konsumi i Mitrovës, ka rënë ndërprerësi i largpërçuesit 110 kv Nr. 125/3 në NS Vallaq dhe i largpërçuesit 110kV Nr.125/4 në NS Vushtrri 2.
Pas verifikimit të situatës dhe marrjes së informacioneve të nevojshme (se objekti i NS Trepça është duke u djegur), është izoluar NS Trepça në të dyja anët (është tokëzuar LP 125/3 në NS Vallaq dhe LP 125/2 në NS Vushtrria 1). NS Vushtrria 1 është energjizuar në ora 11:28 përmes LP 125/4 në NS Vushtrrria 2, si pasojë e kësaj rënie, konsumatorët që furnizohen nga NS Trepça kanë mbetur pa energji elektrike ndërsa konsumatorët që furnizohen nga NS Vushtrri 1 kanë mbetur pa energji elektrike në interval prej 17 minutave ( redukimi I parashikuar 10MË)
KOSTT tërë kohën ishte, dhe është i gatshëm të furnizojë nënstacionin e Trepçës prej nga furnizohet konsumi i Mitrovicës dhe se është në pritje të konfirmimit të personelit përgjegjës të NS Trepça për gatishmërinë e tyre ta pranojnë tensionin nga rrjeti 110kV i KOSTT, me ç‘rast posa të kemi konfirmim KOSTT do të fillojë realizimin e furnizimit të energjisë eklektike për NS Trepça”, thuhet në këtë komunikatë.
Lexo edhe: Minatorët nuk u ngujuan nga djegia e trafos, flet inxhinieri i elektros
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...