Në varrezat e fshatit Kaçibeg të Podujevës, sot i është dhënë lamtumira e fundit, Shemsi Selimit që vdiq pas aksidentit në Penuhë më 31 dhjetor.
Familjarë, miq, e shumë qytetarë të tjerë mes lotësh kanë përcjellur për në banesën e fundit, Shemsi Selimin 44 vjeçar.
Lamtumira e fundit u dha pranë varrit të së bijës e cila vdiq në po këtë aksident, e që u varros pak ditë më parë.
Ndryshe, rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raportin e saj ditor.
“Lidhur me rastin e raportuar me datën e lartë shënuar me përfshirjen në aksident trafiku të tri automjeteve, me tabela vendore dhe me vozitës meshkuj K/Shqiptar, lëndime të rënda trupore ka pësuar njëri nga vozitësit i cili pas aksidentit është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-ë. Sot me datë,19.01.2019,ora 19:20, viktima (vozitësi) mashkull K/Shqiptar, ka ndërruar jetë. Me vendimin e prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML”, thuhet në raportin e policisë.
Kujtojmë, në këtë aksident ka vdekur edhe një grua 32-vjeçare.
Liverpool jep lajmin e mirë për Mohamed Salah
Hakimi humbet ndeshjen e dytë me Bayernin
FBK obligon Sigal Prishtinën dhe Pejën të organizojnë kuvend...
Haxhiu deklarohet për takimin me Radoniqin
Dembele për Enriquen: Nëse nuk vrapon, të ul në stol
Jep dorëheqje ambasadorja e ShBA-së në Ukrainë