Bernd Schuster e sheh trajnerin e ekipit kombëtar gjerman, Joachim Low, si njeriun e duhur për punën e trajnerit të Real Madridit dhe thotë se nëse ai emërohet në verë nuk duhet të jetë çudi.
Ish futbollisti dhe trajneri i Real Madridi Schuster pohon se ka biseduar me presidentin e Los Blancos, Florentino Perezin, në lidhje me bashkëatdhetarin e tij Low, transmeton Gazeta Express.
“Fola me presidentin Florentino Perez në një ngjarje nderi dhe i përmenda Lowin në mënyrë eksplicite”, tha Schuster.
Sipas Schusterit, Perezi e kishte shikuar atë në mënyrë të çuditshme sikur ishte habitur nga propozimi i tij.
“Gjermanët vlerësohen lart në Real. Nuk do të habitesha nëse Reali e emëron Lowin në verë”, tha ai për Die Welt.
Low ka kontratë me ekipin kombëtar të Gjermanisë deri në vitin 2022, pasi e zgjati kontratën pas Kupës së Botës në Rusi verën e 2018-es, edhe pse ekipi i tij u eliminua në fazën grupore. /
Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standar...
Izraeli godet impiantin më të madh të Iranit, tensione para ...
Tensione në ndeshjen Rilindja 1974 – Trepça, u desh ndërhyrj...
“Heroi” i penalltive, 14-vjeçari nga Bosnja pritet të shpërb...
Duam drejtësi, duam drejtësi! Nuk ka shtet pa rini/ Studentë...
Ulutash pret gjeneralin grek, diskutojnë për sigurinë në Kos...