Chelsea e ka kontaktuar Barcelonën për t’ia kërkuar shërbimet e brazilianit Philippe Coutinho, sipas Sunday Express.
Në fakt, sipas mediumit britanik, gjiganti londinez i ka ofruar 110 milionë euro për ta transferuar ish-yllin e Liverpoolit, transmeton Gazeta Express.
Në janarin e kaluar, Barça e bleu Coutinhon nga Liverpooli për 160 milionë euro, por gjërat nuk kanë shkuar siç pritej për magjikun brazilian në “Camp Nou”.
Prandaj, kampioni spanjoll dëshiron ta largojë atë, me Chelsean që duket të jetë klubi më i interesuar për të deri më tani.
Coutinho ka qenë titullar për Barçën në vetëm 10 ndeshje deri tani këtë sezon në La Liga. Ndërkohë, thuhet se edhe Manchester Unitedi është i interesuar për të.
Certifikata e Origjinës “Made in Kosova” njihet ndërkombëtar...
Lladrovci përkrah Komandant Remin: Zëri i tij do të jetë i v...
Enzo Fernández dëshiron largimin nga Chelsea, ëndërron trans...
Sveçla mban sot konferencë për media
E arritën kualifikimin në Botëror pas 24 vitesh, kjo është l...
Kultivonin kanabis në Prizren, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj...