E keni parasysh si ndonjëherë emri i një personi, përcakton dhe karrierën apo punën që do të bëjë në të ardhmen. Si për shembull ai rasti kur dikush me mbiemrin Drinkwater (pi ujë), punonte në departamentin e kontrollit të cilësisë së ujit, ose Robin Mahfood (ushqimi im) ishte CEO i organizatës “Ushqim për të varfërit”.
Kështu është dhe rasti i një anëtari të forcave policore në Angli, i cili është bërë viral në internet pasi e ka emrin Rob Banks (Grabis banka).Oficeri u shfaq në ITV News për të raportuar për një ngjarje dhe menjëherë u bë personi më i komentuar në rrjetet sociale. Sidomos në Twitter, ku përdoruesit e këtij rrjeti social u shprehën kështu:
“Shpresoj që autiobiografia e këtij polici të titullohet “I, Rob Banks” (Unë, grabis banka)”
Ndërkohë njerëzit në internet janë dhe duke përgëzuar prindërit e Rob, të cilët nisur nga emri që i kanë vënë djalit të tyre, duhet të kenë një sens vërtetë të hollë humori. Imagjinoni sa kanë qeshur në shtëpi kur djali i ka thënë që do ti bashkohet policisë.

Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...