Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot bëri thirrje në mbledhje koordinative me përfaqësues të më shumë institucioneve, me qëllim koordinim, ndjekjen dhe raportimin gjatë zbatimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.
Plani për zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve pritet të shqyrtohet në seancën e parë qeveritare, ndërsa Osmani njoftoi edhe konferencë ndërkombëtare për shkëmbimin e mendimeve, përvojës dhe koordinimit të mbështetjes së zbatimit të gjuhës.
“Zbatimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve paraqet operacion të ndërlikuar dhe të gjerë, për suksesin e të cilit është i domosdoshëm të krijohet një grup pune, trup koordinativ, detyra e të cilit është koordinimi, monitorimi dhe raportimi i rrjedhës së zbatimit të ligjit”, deklaroi Osamni.
Ai rikujtoi afatet e Ligjit për përdorimin e gjuhëve ku institucionet të shumta duhet ta zbatojnë dhe të mundësojnë përdorimin e gjuhës shqipe.
Në koordinim u tha se duhet të përgatitet një plan veprimi konkret dhe të saktë me afate dhe kritere të përshtatshme për zbatim, që do të mundësonte kontroll më të lehtë dhe më të saktë gjatë zbatimit të ligjit.
Kultivonin kanabis në Prizren, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj...
Arrihet marrëveshja, përfundon greva e punëtorëve të sigurim...
Rusia godet Ukrainën: 14 të vrarë,mbi 100 të plagosur
Tri skuadra të njohura të Premier Leagues e kontaktojnë senz...
Komuna e Prishtinës sqaron: Deri në 2 euro hyrja në qendër
Aksident mes dy veturave në Novosellë të Pejës, tre të lëndu...