Rreth pesë mijë protestues morën pjesë në protestën më të re që u mbajt sot në Paris. Kjo është fundjava e dhjetë me radhë në Francë që po përcillet me protesta kundër qeverisë së Emmanuel Macronit.
Protestuesit u mblodhën afër ndërtesës së kuvendit dhe vazhduan lëvizjen në pjesën perëndimore të qytetit. Protesta ishte paqësore, ndonëse shumë dyqane ishin të mbyllura në rast të trazirave. Një burim nga policia ka thënë se në Paris kanë qenë rreth pesë mijë protestues, ndërsa protesta janë mbajtur edhe në qytete tjera të vendit.
Disa protestues janë dëgjuar duke brohoritur “Macron, jep dorëheqje”. Disa të tjerë kishin sjellur arkivole për t’i përkujtuar dhjetë viktimat e protestave, të cilët kishin humbur jetën për shkak të aksidenteve të shkaktuara në rrugët e bllokuara.
Protestat e jelekverdhëve kanë filluar në nëntor të vitit të kaluar për shkak të rritjes së taksës së naftës. Ndonëse kjo taksë tashmë është anuluar, protestuesit kanë parashrtuar kërkesa tjera dhe po e kërkojnë dorëheqjen e presidentit, shkruan “Reuters”.
Sonte kemi dasmë, martohen Brikena e Mateo
Izraeli sulmon uzinën e madhe petrokimike iraniane
Trump kërcënoi të godasë infrastrukturën iraniane, President...
Hamza i përgjigjet Kurtit: Duhet ta konkretizoni iniciativën...
Mevlan Ademi: Nuk ka shtet të së drejtës pa barazi të gjuhës...
Iran-SHBA, synohet fundi i armiqësive me armëpushim të menjë...