President i Rusisë, Vladimir Putin menjëherë ka vepruar në raport me Kosovën pas rikthimit në Moskë nga vizita në Beograd.
President i Rusisë, Vladimir Putin ka mbajtur të premten një takim me anëtarët e këshillit rus të sigurisë në të cilin është analizuar vizita e tij në Serbi por edhe tema e Kosovës, thuhet në uebfaqen e Kremlinit.
Po ashtu, në takim është biseduar për kontaktet e ardhshme ndërkombëtare të presidentit rus si dhe për temat aktuale të shoqërisë dhe ekonomisë, transmeton lajmi.net.
Në takim kanë marrë pjesë presidentja e këshillit rus të sigurisë, Valentina Matvijenko, Ministri i Mbrojtjes, Sergej Sojgu, kreu i administratës së presidentit, Anton Vajno, sekretari i këshillit, Nikolaj Patrusev, Ministri i Punëve të Brendshme, Vladimir Kolokolcev, drejtori i sigurisë federale, Aleksandar Bortnikov, dhe disa anëtarë të tjerë.
Mediat serbe raportojnë se Rusia është e gatshme të përfshihet në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. Presidenti rus të enjten vizitoi Beogradin dhe një prej temave kryesore të diskutimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq ishte situata në Kosovë.
“Ne flasim shqip, kërkojmë drejtësi”/ Rreth dy orë protestë,...
Kurti: Duhet mbi 84 vota për presidentin, 80-81 nuk mjaftojn...
Lajm fantastik për “bavarezët”, Harry Kane rikthehet nga lën...
Ekipi i Artemis II afër Hënës, arrin distancë rekord të flut...
Kurti: Do përpiqem për takim me Hamzën, PDK kërkoi që t’i be...
Me flamuj kuq e zi, studentët shqiptarë protestojnë në Maqed...