Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka ftuar mësimdhënësit të ndalin grevën dhe që nga e hëna të fillojnë procesin mësimor.
Ai përmes një publikimi në Facebook ka thënë se nëse procesi mësimor nuk do të fillojë të hënën, kjo komunë do të kërkojë staf mësimor vullnetar për të mbajtur mësim.
“I ftoj mësimdhënësit që ta rishikojnë formën e kërkesës së tyre për rritje të pagave, në mënyrë që t’i japin fund grevës dhe t’ia fillojnë punës që nga e hëna. Nëse greva nuk ndërprehet dhe nxënësit vazhdojnë të humbasin orët mësimore, Komuna e Mitrovicës do të kërkoj staf mësimor vullnetar për ta mbajtur mësimin në shkolla. Të gjithë jemi dëshmitar se edhe gjatë kohës së okupimit dhe masave të dhunshme nga pushtuesi serb shkollat kanë punuar, prandaj mësimi duhet të vazhdojë”, ka shkruar Bahtiri.
Duam drejtësi, duam drejtësi! Nuk ka shtet pa rini/ Studentë...
Ulutash pret gjeneralin grek, diskutojnë për sigurinë në Kos...
Protesta e studentëve shqiptarë në RMV, Haradinaj: E drejta ...
Sermaxhaj publikon listën e futbollisteve të ftuara për dy n...
Haxhiu: Don Kelmendi la trashëgimi vlerash për t’u përcjellë
Vincius: Dua të qëndroj shumë vite te Real Madridi