Dy muaj pasi që Qeveria e Kosovës vendosi taksën prej 100% ndaj produketeve serbe, një insitucion i saj po e sfidon këtë vendim.
Agjencia Qendrore e Prokurimit, që vepron në kuadër të Ministrisë së Financave, e që bënë blerje në emër të 16 agjencive të pavarura, ka hapur tender për të blerë produkte ushqimore që prodhohen në Serbi.
Ajo ka hapur tenderin publik në vlerën prej 23.5 milionë euro, duke specifikuar se kërkon artikuj të “EuroKrem”, “Plazma”, “Vegetë”, “Pop-Kek”, “Argeta”. Këto produkteve të cilave AQP iu kanë referuara prodhohen në Serbi, ndaj të cilave qeveria e Kosovës ka vendosur taksën 100%.
Këtë veprim e ka bërë në kundërshtim me nenin 28 të Ligjit të Prokurimit Publik, pasi që vendosja e markave të prodhueseve është e ndaluar. Është thirrur në në kushte të jashtëzakonshme për t’i përshkruar produktet që synon t’i blejë i ka referuar me artikull specifik të prodhuesve serb.
Produktet e cekura në njoftimin e agjencisë Qndrore do të mund të siguroheshin nga prodhuesit vendor, e jot ë kërkohen nga prodhuesit serbë.
AQP-ja me kriteret e vendosur në këtë tender përvec që dëmton prodhuesit vendor duke o favorizuar prodhimet serbe, edhe shfuqizon vendimin e qeverisë për ndalimin e blerjeve të produkteve serbe.
Vendimi i qeverisë për vendosjesn e taksës për produktet serbe ishte mirëpritur nga të gjithë qytetarët e Kosovës, e sidomos prodhuesit vendorë, disa prej të cilëve pas vendosjes së taksës shtuan edhe numrin e punëtorëve./
Gjashtë të lënduar pas aksidentit në Kçiq, një fëmijë në gje...
Dosja “Epstein”/ E-mailet zbulojnë se Izraeli menaxhoi sigur...
Prattipati takon Kurtin: SHBA kërkon angazhim për paqe dhe s...
Haxhiu takoi përfaqësuesit e organizatave partnere dhe të sh...
Dikur shkëlqente në Evropë, Coutinho tashmë ndërpret kontrat...
Rama në Bordin e Paqes: Nderojmë misionin e Trump, të shpëto...