Barcelona u kualifikua për në çerekfinale të Copa del Rey pas fitores së mbrëmshme kundër Levantes me rezultat 3-0 (4-1).
Më i merituar për këtë fitore ishte Ousmane Dembele, i cili realizoi dy gola, por një tjetër performancë e madhe ishte nga ana e Lionel Messit.
Ai shënoi një gol dhe asistoi në dy golat e francezit duke bërë që të arrij edhe një rekord personale si futbollist profesional.
Argjentinasi në këtë formë ka arritur numrin e 575 golave dhe 225 asistime në fanellën e skuadrës katalunase.
Kjo është vetëm një nga arritjet e shumta të një prej futbollistëve më të mirë në histori, ku ka arritur të përfshihet në 800 raste të golave të blaugranave.
Por mbrëmë, performanca e Messit ndoshta nuk do të thotë asgjë për Barçën pasi për shkak të një gabimi administrativ të pabesueshëm nga ndeshja e parë, skuadra mund të eliminohet shkaku i të riut Juan Brandariz, i cili nuk kishte të drejtë që të paraqitej në takimin e parë me Levanten.
Brandariz ishte ndëshkuar me një ndeshje mos lojë me Barcelonën B dhe rregullat thonë se pezullimi vlen edhe për ekipin e parë.

Ndryshe, për shkak të një gabimi të ngjashëm, Real Madridi ishte përjashtuar gjithashtu nga Kupa në vitin 2015. /Telegrafi/
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...