Analisti Dardan Islami ka thënë se presidenti amerikan Donald Trump e ka ndryshuar politikën amerikane për Ballkanin.
Islami, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se Trump ia njeh influencën presidentit rus, Vladimir Putin, në zonat ku ka ortodoksë.
Ai ka thënë se në takimet e Helsinkit mes Trump dhe Putin, është arritur një marrëveshje mes tyre për ndarjen e influencës në Ballkan mes Rusisë dhe Amerikës.
“Trump, edhe për çka po akuzohet, për ato dy orët e munguara [trasnkriptet e bisedave] në takimet e Helsinkit, është ulur dhe ka biseduar me Putinin se si do të ndajmë njëshin, dyshin e kështu me radhë. Një marrëveshje mes tyre ekziston në vija të trasha, ndryshe nuk do të ishin prezentë as njëri e as tjetri”.
Analisti ka thënë se nuk është e qartë nëse edhe Kosova hyn në këto marrëveshje, por është shprehur i bindur se Ballkani është pjesë e marrëveshjes në vija të trasha.
“Edhe Ballkani ynë, jo doemos Kosova, do të ketë ndarjen e vet në dy influenca që nuk mundet të përjashtohet. Nuk po duket ndonjë interes i madh që NATO të ketë në Republikën Serbska, sepse e dinë që aty nuk ka ndikim”.
Islami ka thënë se Serbia i ka qëndruar besnike Rusisë dhe për këtë është shpërblyer nga kjo e fundit edhe me ndihma ushtarake edhe në diplomaci.
Xabi Alonso flet për shkarkimin e mundshëm pas rezultateve n...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...