Mbrojtësi i Liverpoolit, Andy Robertson ka nënshkruar një kontratë të re që do e mbajë atë në klub deri në verën e vitit 2014.
24-vjeçari skocez iu bashkua “Redsave” nga Hulli në korrik të vitit 2017 për një tarifë prej 8 milionë funta, transmeton portali arbresh.info.
Joe Gomez dhe Sadio Mane së fundmi ka rënë dakord për të nënshkruar një marrëveshje të re me Liverpoolin, ndërkohë që Roberto Firmino dhe Mohamed Salah vazhduan kontratën verën e kaluar.
Liverpooli ka katër pikë të pastra në krye të tabelës derisa vazhdojnë të jenë në kërkim të titullit të tyre të parë në Premierë Ligë.
Robertson ka bërë 56 paraqitje brenda të gjitha kompeticioneve me klubin në Anfield dhe brenda tyre ka shënuar një gol.
Ai ka munguar vetëm në dy ndeshje deri tani në Premierë Ligë këtë sezon./arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...