Sipas Tv Telma, ratifikimi i marrëveshjes për emrin në Kuvendin e Greqisë do të votohet më 21 apo 22 janar.
Jo zyrtarisht, piritet që nesër me shumicë prej 151 deputetëve të votohet besimi për Qeverinë e kryeministrit Alexis Tsipras, ndërsa të hënën ose të martën në rend dite, para deputetëve grek të jetë marrëveshja e Prespës, përcjell Telegraf Maqedoni.
Burimet nga Tv Telma thonë se marrëveshja e Prespës pritet të ratifikohet me më shumë se 151 vota.
Kryeministri Tsipras, më herët tha se së pari do të ratifikohet marrëveshja e Prespës, më pastaj në Kuvendin Grek do të jetë Protokolli për anëtarësimin në NATO.
Atëherë kur Greqia do ta ratifikojë këto dy dokumente atëherë do të nisë të vlej marrëveshja e Prespës./
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...