Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim vendimin lidhur me mallrat që kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës para vendosjes së masës prej 100% për produktet e importuara me oerigjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se është marr raporti nga Ministria e Financave për gjendjen e mallrave.
Ministri i Tregtisë, Endrit Shala ka pyetur se a i nënshtrohen këto mallra taksës 10%.
” Meqenëse vendimin për taksën 100% e kemi marr më 21 nëntor, ndërsa për 10% më herët. A i nënshtrohen 10% këto taksa”, pyeti ai.
Haradinaj i është përgjigjur duke i thënë se këto mallra i përgjigjen 10%.
“Besoj se e di ti ministër. Ato mallra nuk i përgjigjen 100% taksës, por 10% i përgjigjen”, ka thënë ai./arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/346002976242360/
Kongo rihap aeroportin në Bunia mes shpërthimit të Ebolës
Osmani vlerëson mbështetjen në Dragash: Kur bashkohemi, jemi...
Begaj pret Costën: Shqipëria po ecën me ritëm të shpejtë dre...
KQZ akrediton 15,782 vëzhgues të tjerë për zgjedhjet e 7 qer...
Meta lë përkohësisht burgun, mbërrin në Skrapar për varrimin...
Guardiola i thotë “jo” ribashkimit të tij me Mes...