Ish-komandanti i UCK-së për Drenicë, Sami Lushtaku ka arrit në Holandë. Ai nesër intervistohet për krime lufte nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë.
Arritjen e Lushtakut në territorin holandez e ka njoftuar deputeti i NISMA-s Milaim Zeka, që po e shoqëron ish-kryetarit e Skenderajt, bashkë më të birin e këtij të fundit, deputetin Mergim Lushtaku.
“Sa arritëm në Holandë me Gjeneralin Lushtaku. Bashkë me Gjeneralin Sami Lushtaku dhe deputetin Mërgim Lushtaku, kemi arritur në Holandë. Pas pak pritet takimi me avokatin britanez, i cili ka qenë prokuror kundër Millosheviçit në Tribunalin e Hagës”, ka shkruar Zeka në facebook.
Tutje, ish-gazetari rikujton se Lushtaku intervistohet nesër në ora 10:00, nga Prokuroria në Hagë.
Ndërkohë, ai bën të ditur se po në Hagë po vazhdon marrja në pyetje e ish-komandantit nga Llapi, Rrustem Mustafa i njohur si Remi.


Kongo rihap aeroportin në Bunia mes shpërthimit të Ebolës
Osmani vlerëson mbështetjen në Dragash: Kur bashkohemi, jemi...
Begaj pret Costën: Shqipëria po ecën me ritëm të shpejtë dre...
KQZ akrediton 15,782 vëzhgues të tjerë për zgjedhjet e 7 qer...
Meta lë përkohësisht burgun, mbërrin në Skrapar për varrimin...
Guardiola i thotë “jo” ribashkimit të tij me Mes...