Të meditosh ndihmon në humbje të peshës. Ky është konkluzioni i studiuesve të universitetit të Warwick, në programin e të cilit janë përfshirë 53 pacientë.
Këta të fundit janë ndarë në dy grupe, që duhet të ndiqnin një dietë për dobësim dhe vetëm njëri prej tyre njëkohësisht do të ndiqte edhe praktikën e meditimit.
Fokusi ishin kurse të terapisë meditative kundër autokritikës së ekzagjeruar dhe rritjen e besimit në vetvete. Pacientët janë ndjekur për 6 muaj dhe në përfundim të programit rezultoi se grupi që ndiqte edhe praktikën e meditimit 4 herë në javë, kishin humbur mesatarisht 3 kg më shumë në krahasim me grupin tjetër që ndiqte vetëm dietën, shkruan Klanplus.
Sipas studiuesve, meditimi mund të ndihmojë në përmirësimin e marrëdhënies me ushqimin, përfshirë këtu sasinë dhe cilësinë. Dhe kjo sipas tyre është praktikë e suksesshëm për t’u aplikuar, pasi me të arrihet një mirëqenie e trupit dhe e mendjes shumë e balancuar.
Grupi i pestë i haxhilerëve kthehet në Kosovë nga vendet e s...
Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm rreth 22% e raketave
Mbi 10 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 13:00 në përfa...
SHBA riafirmon rëndësinë strategjike të KFOR-it për stabilit...
Konfirmohet nga Policia: Vdes gruaja që ra nga një ndërtesë ...
Zvërneci, Rama sjell shembullin e Portugalisë: Ria Formosa, ...