Shteti i Spanjës ka arrestuar 28 tenisier profesionistë me dyshime se ata kanë kurdisur ndeshjet.
Agjencia e policës së Europës “Europol” ka dalur me një komunikatë për shtyp në të cilën thuhet se lojtarët janë ndaluar në mesin 83 personave, pas një aksioni të gardës civile të Spanjës.
“Të dyshuarit korruptuan lojtarët profesionistë për të garantuar rezultate të paracaktuara dhe përdorën identitetin e mijëra qytetarëve për të vënë bast në lojrat e paracaktuara, ” thuhet në deklaratën e Europol.
Të paktën 97 ndeshje ITF Futures dhe Challenger ishin të fiksuara, sipas Europol, transmeton arbresh.info.
Arrestimet, që përfshinin një lojtar që u shfaqë në US Open të vitit të kaluar, pas një hetimi për kurdisjen e ndeshjeve nga një bandë kriminale armene.
Europol tha se në Spanjë ishin bastisur 11 shtëpie në të cilat janë sekuestruar 167,000 euro para të gatshme, së bashku me një armë gjahu, më shumë se 50 pajisje elektronike, karta krediti, pesë automjete luksoze dhe dokumentacion lidhur me rastin.
Dyzet e dy llogari bankare gjithashtu janë ngrirë.
Identiteti i personave të arrestuar nuk ua janë bërë të ditur. /arbresh.info/
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...