Seanca e Kuvendit të Maqedonisë në të cilën duhet të diskutohet dhe miratohen propozim-amendamentet për zbatimin e marrëveshjes me Greqinë, do të vazhdojë sot në orën 13:00.
Mbrëmë kryeministri Zoran Zaev arsyetoi ndryshimet kushtetuese duke përsëritur qëndrimin se me ta garantohet identiteti dhe gjuha maqedonase, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Deputetët duhet të konfirmojnë propozim-amendamentet me 61 vota, ndërsa më pas për miratimin e tyre përfundimtar do të duhen 80 vota të deputetëve.
Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, dje para fillimit të seancës tha se deputetët e partisë së tij nuk do të marrin pjesë në diskutimin final për ndryshimet kushtetuese, duke shtuar se nuk duan t’i japin legjitimitet procesit për ndryshimin e Kushtetutës.
Më pas ai dhe disa anëtarë tjerë të partisë ju bashkëngjitën protestave të “Tvrdokorni” dhe “Maqedonia bllokon”, por refuzoi të mbajë fjalim edhe pse disa herë u ftua që të ngjitet në skenë.
Edhe sot pritet të mbahen protesta kundër ndryshimeve kushtetuese, të cilat do të fillojnë rreth orës 12:00.
BE mirëpret ratifikimin e Planit të Rritjes: 882 milionë eur...
Merz: Duam ta bëjmë Bundeswehr-in ushtrinë më të fortë në Ev...
Aksident mes veturës dhe trenit në Prishtinë, një person i l...
Kurti emëron Zef Morinën zëvendësministër të Infrastrukturës...
Shtyhet seanca për buxhetin 2026, opozita kërkon kohë
Murati: Ky është buxhet emergjence, do ta miratojmë një të r...