Shefi i Njësisë për Reagim të Shpejtë në Policinë e Kosovës dhe një pjesëtar i kësaj njësie në Prishtinë, janë suspenduar sot nga pozita për 48 orë.
Burimet e Indeksonline brenda policisë kanë thënë se deri të suspendimi i tyre ka ardhur pasi që të njëjtit u përballën me një diplomat të Ambasadës Gjermane në Prishtinë, i cili ua kishte zënë rrugën me veturë gjatë një intervenimi për arrestimin e një të dyshuari.
“E gjithë kjo ka ndodhur pasi të njëjtit ishin duke kryer një operacion ditën e sotme ku u arrestua një person në një prej lokaleve të Prishtinës. Përgjatë shkuarjes në vendin e ngjarjes pjesëtarët e policisë kishin të ndezura rotacionet por që një veturë nuk u lëshoi rrugën si dhe bëri gjeste të pahijshëm duke treguar gishtin e mesëm në drejtim të zyrtarëve policorë. Në momentin e ndalimit të kësaj veture ku edhe u kërkuan dokumentet identifikuese këta të fundit kuptuan se vozitësi ishte një zyrtar/diplomat i Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë”, kanë thënë në Policinë e Kosovës.
Diplomatit i janë fotografuar dokumentet, dhe më pas është lëshuar në procedurë të rregullt. Por e gjitha nuk përfundoi këtu, pasi ky veprim i rregullt i policisë qoi në suspendim të shefit të NJRSH-së dhe njërit prej policëve
Përparim Rama tregon ku mund ta ndjekin ndeshjen ata që s’ka...
Rrahmani: Kurrë nuk kemi qenë këtu, është dashur të vija për...
Konfiskohen dy armë zjarri për sulm dhe kanosje në Kaçanik, ...
Finalja Kosovë–Turqi, Maqedonci e ndjek nga afër me CEO-n e ...
Kurti para ndeshjes me Turqinë: Drejt fitores, drejt Botëror...
Formacionet zyrtare, Kosovë – Turqi: Këta janë 11 yjet që sy...