Sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj, u shfaq ditën e sotme në qendrën stërvitore të klubit të Albacetes, teksa nuk nguroi të jepte dhe një konferencë për shtyp në lidhje me gjendjen e tij.
Me ardhjen e Manajt në stërvitje, të gjithë futbollistët kanë ndërprerë përgatitjet dhe i kanë bërë një pritje prej heroi sulmuesit lushnjar që pësoi një dëmtim horror në ndeshjen ndaj Granadës. Shokët e skuadrës e përqafuan 21-vjeçarin, duke i dhënë kurajo për t’u rikthyer më i fortë se kurrë në fushën e blertë, transmeton Panorama Sport.
“Jam shumë më mirë pas katër ditësh. Këtë mëngjes kam marrë një dush dhe pastrova gjakun tim, kam vetëm një thyerje të hundës dhe dhëmbët lëvizin. Jam edhe pak i tronditur, por mendoj se kjo mund të jetë për shkak të traumës. Jam me fat! U zgjova në spital duke qarë dhe nuk e dija se çfarë kishte ndodhur”, deklaroi Manaj.
“Gjëja e parë që bëra ishte të shikoja videon e dëmtimit, teksa 5 orë më vonë e kuptova së çfarë kishte ndodhur. Shokë nga skuadra e Granadës më vizituan në spital. Askush nuk duhet të fajësohet për dëmtimin”, shtoi ai.
“Ky është futboll dhe janë gjëra që ndodhin. Mjekët në Granada më thanë se 3 javë duhet të qëndroj në shtëpi. Në këto 3 ditë kam marrë shumë dashuri nga njerëzit. Ndihem mirë, dua të luaj me maskë tani”, u shpreh Manaj.

Dita e Veteranit, Osmani: Përulemi para burrave dhe grave që...
100 aksidente trafiku brenda një dite në Kosovë
Ter Stegen nën “radarin” e Gironas
Gianni Infantino dëshiron të ndryshojë rregullin e pozicioni...
Gjeti portofol me 800 euro dhe nuk e raportoi, arrestohet i ...
Zelensky: Pa mbështetjen amerikane nuk mund të fitojmë, nuk ...