Temperaturat e ulëta të fillimit të janarit kanë sjellë surpriza të cilat nuk janë parë ndoshta prej një shekulli në bregdetin shqiptar.
Bora ka mbështjellë me petkun e saj vendet e mahnitshme bregdetare jugore si Piqeras, Lukovë, Vuno dhe Dhërmi të cilat duken si vende sureale nën bardhësinë e dëborës.
Këto destinacione turistike verore tashmë në stinën e dimrit janë akoma më atraktive për vizitorët pasi është një fenomen i rrallë në vendin tonë që zonat bregdetare jugore të zbardhen nga dëbora.
Peizazhi në këto destinacione turistike tashmë është një atraksion i mahnitshëm për t’u eksploruar pasi bardhësia e dëborës e ndërthurur me ujrat e kristalta dhe guralecët e bardhë të krijon një panoramë unike dhe të papërsëritshme, transmeton atsh.
Stina e dimrit në këto vende zbutet duke u ndërthurur me bukuritë dhe bregdetin i cili në bardhësinë e dëborës duket i mrekullueshëm dhe i veçantë.

Abdixhiku uron partitë për rezultatin zgjedhor: Kosova ka ne...
KQZ përfundon numërimin: LVV fiton 42.91% të votave, PDK 21....
Edhe në rigjykim, Murat Dernjani dënohet me 20 vjet burgim p...
Policia e Prishtinës sekuestron 7 armë realizon 170 urdhëres...
Të shtëna ndaj Botërorit/ Të vrarë e të plagosur në Kansas, ...
Vetëm edhe 6 kuti votimi për t’u numëruar, këto janë rezulta...