Qëndrim Hoti i ka përfunduar studimet bachelor dhe master në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit.
Meqë është ende pa punë, ai thotë se i përcjell të gjitha konkurset, ku ka vërejtur raste që janë punësuar njerëz në shkolla pa konkurse dhe në baza familjare, raporton KTV.
Njësoj, sipas tij, ka ndodhur edhe ne shkollën “31 Marsi” në fshatin Guri i Kuq në Rahovec, ku orët në lëndën e Edukatës Fizike komuna ia ka dhënë një mësimdhënësi që punon edhe në një shkollë tjetër.
Hoti është ankuar edhe në komunë, por nuk ka marrë përgjigje. E, drejtori i Arsimit i komunës së Rahovecit thotë se pretendimet e Hotit nuk qëndrojnë.
Sipas tij, në shkollën “31 Marsi”, mësimdhënësi paraprak i Edukatës Fizike e ka lënë punën dhe është bërë një zëvendësim i përkohshëm.
Morina thotë se nuk i lejohet me ligj të hapë konkurs, përderisa ka mësimdhënës që punojnë me gjysmë norme.
Në anën tjetër, Qëndrim Hoti, i vendosur, thotë se do të vazhdojë të ankohet.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...