Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri përmes një shkrimi në llogarinë e tij sociale Facebook ka thënë se partia pjesë e së cilës është edhe ai ka qenë nismëtare e shtetndërtimit të Kosovës, ndërsa pa ‘ta’ s’do të ketë as marrëveshje finale me Serbinë.
Haziri tutje deklaratat e kryeparlamentarit Veseli i ka krahasuar me ato të ‘babadimrit’, që ato vetëm PAN mund t’i besojë.
Ky është postimi i plotë i Hazirit
Pa LDK’në, as s’ka pasë e as s’ka me pasë stabilitet politik, ekonomik e social Republika jonë. S’ka mundësi me pasë as marrëveshje finale me Serbinë, pa neve. Legjitimiteti për përfaqësimin në bisedime nuk të falet, por duhet të fitohet. Kjo arrihet me zgjedhje apo marrëveshje të garantuara. Sa më parë aq më mirë. Me LDK u nisë dhe ka me u bitisë shtetndërtimi i Kosovës. Deklaratat e Veselit janë ba si të babadimrit, por vetëm PAN mundet me i besu. Urime i Ri 2019!
Skenari i çmendur: Barcelona mund ta festojë titullin e kamp...
Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup për të drejtën e pr...
Çmimi i naftës arrin në 110 dollarë pas kërcënimeve të Trump...
Kaos dhe rrezik për qytetarët në punimet e sheshit ‘Xh...
Moti sot në Shqipëri
Irani hedh poshtë kërkesën e Trump për të hapur Ngushticën e...