Dje, Liverpool e ka turpëruar Arsenalin duke e mposhtur me rezultatin e thellë 5:1.
Portieri gjerman i Arsenal, Bernd Leno ka thënë se skuadra e tij nuk mund të justifikohen me lëndimet dhe mungesat që kanë pasur.
Për skuadrën e Unai Emery kanë munguar lojtarët si Mesut Ozil, Hector Bellerin, Henrikh Mkhitaryan, Welbeck dhe disa të tjerë.
Por, me gjithë këto emra të rëndësishëm, kjo përsëri nuk del të jetë arsye për gardianin e “gunners”.
“Sigurisht se pësuam pesë gola, por mendoj se si skuadër kemi bërë shumë gabime” ka thënë Leno për reporterët.
“Ne kemi kualitete të mira edhe kur dikush është i lënduar. Lëndimet nuk ishin problemi” ka thënë tutje gjermani.
“Ata shfrytëzojnë secilin gabim dhe e rikthejnë në shans të madhe. Ne bëmë shumë gabime” ka shtuar Leno ndër të tjerash.
Arsenal do të rikthehen për ndeshjen e radhës më 1 janar, ku do të jenë nikoqirë të Fulham.
Haxhiu për ndarjen nga jeta të Qosjes: Ishte hero i mendjes ...
BE miraton kredinë 90 mld euro për Ukrainën pas heqjes së ve...
IPK rekomandon suspendimin e një polici trafiku në Prishtinë
“Për ne, ai ka qenë gjithmonë hero”: Jeta e Afrim Bunjakut n...
Begaj reagon për vdekjen e Rexhep Qosjes: Një mendje e shqua...
Bedri Hamza ngushëllon familjen e Rexhep Qosjes