Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka propozuar që të tërhiqet projektligji i pagave dhe mjetet shtesë që janë planifikuar për zbatimin e këtij ligji t’i ndahen Ushtrisë së Kosovës.
Arsyeja e këtij propozimi nga ana e SBASHK-ut është se versioni aktual i këtij projektligji është diskriminues për të gjithë punëtorët e arsimit. Ndërsa, Zyra e kryeministrit të Kosovës, sa i përket këtij propozimi, deklaron se buxheti për ushtrinë nuk do të mungojë.
Propozimi i bërë nga Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës për tërheqjen e projektligjit për paga, që ato mjete të planifikuara për zbatimin e këtij projektligji të shkojnë për Ushtrisë e Kosovës, është bërë për arsye se ky projektligj mësimdhënësit i rendit në një pozitë shumë të ulët. Kështu tha për Radio Kosovën kryetari i Sindikatës se Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj.
“ Ndryshimet që janë bërë në projektligjin për pagat duke ua ngritur kategorive të tjera koeficientin vazhdimisht, ndërsa mësimdhënësit duke i lënë në koeficientin 2 dhe 2.30. Ne kemi dalë me idenë që ligji për paga të tërhiqet dhe mjetet shtesë që shteti i ka ndarë për pagat, rreth njëqind milion, t’i dedikohen Ushtrisë së Kosovës.”
Punëtorët e arsimit në Kosovë nuk janë në pozitë të mirë, qoftë administrata, kopshtet, mësimdhënësit dhe administrata e universiteteve, prandaj nëse ky version aktual i projektligjit votohet, atëherë punëtorët e arsimit do të përfitojnë shumë pak, tha Jasharaj.
“Ketë veprim e kemi bërë për të mbrojtur sistemi arsimor, sepse kopshtet janë shumë keq, punëtorët e arsimit fillor, të arsimit të mesëm, administrata nëpër shkolla dhe universitet. Prandaj, një ligj i tillë po të votohej në kuvend, mësimdhënësit e Kosovës do të përfitonin shumë pak nga ky ligj.”
Ndërsa, zëdhënësja e Qeverise se Kosovës, Donjeta Gashi, tha për Radio Kosovën se buxheti për ushtrinë nuk do të mungojë dhe se këto procese janë të ndara njëra me tjetrën.
“Sa i përket propozimit që ky projektligj të tërhiqet për t’i lenë rrugë pagesës apo financimit të Ushtrisë se Kosovës, këto janë dy procese të ndara. Kryeministri Ramush Haradinaj por edhe mekanizmat e tjerë në vend e kanë sqaruar disa herë që buxheti për ushtrinë nuk do të mungojë.”
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës muaj me parë ka kundërshtuar Projektligjin për pagat, sipas të cilit, punëtorët e arsimit janë renditur shumë ulët në vlerën e koeficientit të pagave.
Kërkesat e punëtorëve të sektorit në arsim janë që të rritet koeficienti i pagave për sektorin e arsimit në kuadër të Ligjit për Pagat.
Sveçla priti në takim delegacionin e Komitetit të Këshillit ...
AUV tërheq nga tregu formula ushqimore për foshnje të import...
Ovouka vlerëson Celjen para takimit të parë
Kurti takon Sir Geoffrey Nice, diskutojnë bashkëpunimin dhe ...
Haxhiu priti në takim Shefin e Zyrës së BE-së, diskutuan për...
Bashkimi konfirmon rikthimin e Kyan Andersonit për finalen e...