Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar iniciativën e Kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, me ç’rast ka thënë që nuk mund ta bashkojnë Mitrovicën ata që e kanë ndarë.
“S’kemi pas nevojë me e nda që me bashku tash prapë. Po më duket pak si jo serioze ajo që po ndodhë atje. Sipas pamjes sime nuk ka seriozitet, ne të njëjtit njerëz jemi, nuk është dashtë të ndahet fare. Ne jemi të njëjtit njerëz dhe me thënë që e bashkojmë në të njëjtit kjo nuk është e serioze. Na jem të njëjtit njerëz, edhe unë edhe Z. Thaçi edhe Z. Bahtiri e bahtirat e tjerë ajo nën ne është ndarë e me thonë që ne e bashkojmë po më duket jo serioze”, tha kryeministri në konferencën pas mbledhjes së qeverisë.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...