Policia serbe në pikën kufitare në Merdare policia po lejon futjen e veturave pa asnjë kontroll.
Të gjithë vozitësit të cilët kalojnë në këtë pikë kufitare tashmë nuk kanë nevojë të presin.
Siç mëson Arbresh.info Ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq, ka marrë urdhër direkt nga Presidenti Aleksandar Vuçiq, që të ndërmarrë një hap të tillë.
Ndërkaq, në territorin e Kosovës në Merdare janë grumbulluar dhjetëra vetura të cilat po presin për të paguar faturat e sigurimit.
Pritje të gjata, në pikën kufitare Merdare dhe të Dheu i Bardhë, ka pasur edhe ditëve të kaluara.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, në Merdar pritjet për të hyrë në Kosovë janë deri në dy orë, kurse te Dheu i Bardhë deri në 40 minuta. /arbresh.info/

Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...