Ministri i Punëve të Brendshme, z. Ekrem Mustafa priti në takim njoftues ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Philip Kosnett.
Në këtë takim, ministri Mustafa e njoftoi ambasadorin amerikan për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë. Gjatë këtij takimi u diskutua për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin në mes SHBA-ve dhe Republikës së Kosovës.
Ministri Mustafa ka vlerësuar lartë mbështetjen që qeveria amerikane ka dhënë për sektorin e sigurisë, veçanërisht për përkrahjen në fuqizimin e agjencive të sigurisë në kuadër të ministrisë së Punëve të Brendshme dhe kërkoi që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Ndërsa, ambasadori amerikan, z. Philip Kosnett tha se vendi i tij është i përkushtuar për bashkëpunimin me Republikën e Kosovës, duke shtuar se ndjehet shumë i gëzuar që do të shërbejë në Kosovë.
Ai theksoi se bashkëpunimi dhe përkrahja amerikane për Republikën e Kosovës, e në veçanti për institucionet e rendit dhe ligjit, nuk do të mungojë. /arbresh.info/

Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...