Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq ka komentuar letrat e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për presidentët e Kosovës dhe Serbisë.
Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq ka thënë se letrat e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiq kanë ardhur si “një formë e mbështetjes për procesin e paqes”.
Në paraqitjen e tij në “Prva TV”, Daçiq ka thënë se reagimet nga SHBA dhe bashkëpuntorët e tyre të afërt vijnë si rezultat i asaj që tema e Kosovës ende nuk është e përfunduar, transmeton lajmi.net.
Ai ka theksuar se SHBA janë të gatshme të organizojnë marrëveshje të nënshkruara mes Beogradit dhe Prishtinës, pas arritjes së marrëveshjes, në bazë të marrëveshjes së paqes të arritur mes Izraelit dhe Egjiptit më 1978.
Për më tepër, Daçiq ka theksuar se nuk beson se vitin e ardhshëm do të ketë zgjedhje të reja parlamentare në Serbi.
Begaj viziton Kishën e Shëngjinit në Lezhë: Dita e shenjtë e...
Drita triumfon ndaj Malishevës, Drenica dhe Prishtina ndajnë...
Kurti përkujton Masakrën e Rezallës: Serbia ende fsheh varre...
Fisnik Asllani flet për golin e bukur, humbjen ndaj Mainz 05...
LVV: Pashkët na rikujtojnë fuqinë e shpresës, ringjalljes dh...
Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të parë