Parlamenti po shkon drejt zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Komisioni i Ekonomisë miratoi kandidaturat që do të kalojnë për votim në seancë plenare. Qeveria ka propozuar zonjën Suela Popa, ish-drejtore e Agjencisë së Zhvillimit Rural dhe bashkëshorte e deputetit të LSI-së, Vangjel Tavo; zonjën Edlira Luçi dhe ish-ministrin demokrat të Financave, Ridvan Bode. Ky i fundit tha para komisionit se angazhimi i tij në këshill do të jetë larg ngarkesave politike.
Tre kandidaturat e tjera janë juristi Artan Hoxha, ish-ministri i Financave Arben Malaj dhe pedagogia e ekonomisë Luljeta Minxhozi, propozime të Kuvendit për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Tre kandidatët duket se kanë marrë 28 firmat e nevojshme nga deputetët e mazhorancës, ndërsa opozita nuk mbështet asnjë kandidaturë.
Emërimi në detyrë i anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës do të bëhet pas votimit në seancë plenare nga Parlamenti./gsh/
Votat e diasporës, KQZ do të fillojë tërheqjen e pakove me 2...
Protesta në Teheran për krizën ekonomike
Rregullohet defekti në Vlorë, nis furnizimi me ujë në një pj...
Rezultatet preliminare – numërohen 100% e votave
Numërohen 25% e votave të kandidatëve për deputetë, prinë LV...
Moti sot në Shqipëri