Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti për ditën e sotme do të jetë i vranët dhe me reshje bore të intensitetit të dobët e vende-vende të intensitetit mesatar.
Masat e ajrit të ardhura nga pjesa verilindore e kontinentit do të vazhdojnë të mbeten prezente edhe gjatë ditës së martë, duke e mbajtur këtë gjendje termike me vlera negative të temperaturave në dy vlerat ekstreme.
“Do të ketë vranësira të cilat do të sjellin reshje bore të intensitetit të dobët e vende-vende të intensitetit mesatar. Sa i përket fushave barike, ato do të ngrihen mbi vlerat e normales. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -7 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius”, thotë IHMK-ja.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s dhe ky qarkullim i masave të ajrit do të ndikojë pozitivisht në cilësinë e ajrit.
Hysen Durmishi: Shkëlzen Gashi u përjashtua nga Lëvizja Vetë...
Kosova dhe Kolumbia nënshkruajnë tri marrëveshje, hiqen viza...
Shqipëria kryeson në rajon për transformimin politik dhe qev...
Sulmohet baza ajrore në Arabinë Saudite, 10 ushtarë amerikan...
Dogana lufton kontrabandën, sekuestron 1000 litra etanol në ...
Kombëtarja e Kosovës zhvillon stërvitjen e radhës në stadium...