Moska e mirëpriti vendimin e organizatorëve të Forumit Botëror Ekonomik për të lejuar pjesëmarrjen e biznesmenëve rusë në këtë ngjarje, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
“E mirëpresim faktin që forumi ekonomik në Davos dhe shefat e tij e kanë pranuar qëndrimin tonë se qasja selektive ndaj biznesmenëve tanë, është e papranueshme”, tha Peskov.
Ai i bëri këto deklarata një ditë pasi Forumi Botëror Ekonomik tha se miliarderët rusë, Oleg Deripaska dhe Viktor Vekselberg, si dhe kreu i bankës shtetërore ruse VTB, Andrei Kostin, do të mund të marrin pjesë në mbledhjen vjetore të udhëheqësve politikë dhe të biznesit, që do të mbahet në janar në Davos të Zvicrës.
Në nëntor, gazeta britanike Financial Times raportoi se treshja ishte ndaluar të merrte pjesë në tubimin e Davosit.
Vendimi u mor nën presionin e Uashingtonit, tha gazeta, duke cituar burime të afërta me çështjen.
SHBA-ja i sanksionoi tre manjatët këtë vit, në kuadër të masave të saj për ndëshkimin e “aktiviteteve malinje” të Rusisë, përfshirë ndërhyrjen e dyshuar të saj në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016.
Pas raportit të gazetës në nëntor, Rusia kërcënoi të bojkotojë takimin në Davos.
Të tre oligarkët rusë besohet të jenë të afërt me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe kanë marrë pjesë në forum në të kaluarën.
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...