Sot, është mbajtur pjesa e dytë e testit kualifikues për kandidatët për prokurorë në kuadër të procesit të rekrutimit të 10 prokurorëve të rinj për prokuroritë themelore të Kosovës, në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, në Vushtrri.
Këshilli Prokurorial i Kosovës, është duke administruar me sukses testin me shkrim për kandidatët për prokurorë të Shtetit, si dhe, është organizuar sipas standardeve më të larta, të cilat zbatohen me rastin e rekrutimit të prokurorëve.
Ky proces është duke u monitoruar nga Projekti i Britanisë së Madhe, i cili ka marrëveshje bashkëpunimi me KPK-në, për ta mbështetur KPK-në dhe procesin e rekrutimit të prokurorëve të rinj. Po ashtu, procesin e rekrutimit të 10 prokurorëve të rinj është duke e monitoruar “Interneës Kosova” dhe “BIRN”.
Këtij testi i janë nënshtruar 128 kandidatë, prej tyre 36 nga gjinia femërore.
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...
Kupa e Anamoravës 2026 zhvillohet nesër në Kamenicë