Alba Bajramit, fituese e Miss Shqipëria 2018 është vënë në siklet nga një pyetje mbi Pavarësinë e Shqipërisë: “Në cilin vit u shpall Pavarësia.” .
“28 Nëntor [pak heshtje]…hmmm [një e qeshur e sikletosur]…” tha Alba që për dreq nuk po i kujtohej viti.
Ermali me humor i drejtohet Petrit se “pse ngecin këto vajzat me historinë?”.
“Po prandaj pra po bëhen këto të shkollave, se ka shkuar shkolla për lesh. Nuk i mësojnë as histori, as gjeografi. Unë i pyes që do shkojmë në filan vend, thonë “Nuk e dimë ku bie”. Problemi është që nuk njohin gjeografinë e Shqipërisë, harroje pastaj të botës. Ka ngecur e gjitha te celulari. Fillojmë të google-ojnë. Edhe për të lidhur një fjali duhet të google-ojnë si ta lidhin fjalinë. Mbaroi filmi.” – tha Petri që mund të ishte treguar edhe më pak i “butë”, helbete mund te ketë pasur emocione vajza, megjithëse kritika e tij është një e vërtetë e hidhur.
Sot vazhdon seanca në rastin e vrasjes së Auron Thaqit
Reduktimet e rrymës, arsyeja se pse sot LDK mban konferencë ...
Moti sot: I vranët dhe vende-vende me shi, temperatura deri ...
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...