Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruari O’Connell, ka folur për ushtrinë e Kosovës, taksën e vendosur nga Qeveria e Kosovës dhe për dialogun.
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruari O’Connell, duke folur për themelimin e ushtrisë së Kosovës, iu ka bërë thirrje serbëve që të mos kenë frikë nga krijimi i ushtrisë, transmeton lajmi.net.
Në një intervistë për “Tv Prva”, O’Connell ka thënë se shteti i tij, nuk e konsideron si të rrezikshme ushtrinë e Kosovës dhe se një gjë e tillë nuk ka arsye të diskutohet.
“Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe mund të formojë forca të armatosura nëse dëshiron. Fakti i thjeshtë se ka forca të armatosura nuk është as një gjë negative dhe as destabilizuese. Ky është një proces dhjetëvjeçar në fund të së cilit nga tre mijë e pesëqind forca do të rritet ky numër në pesë mijë pjesëtarë të ushtrisë. Nuk është një ndryshim i madh, nuk mendoj se ka ndonjë qëllim që dikush ta pushtojë Mitrovicën apo ta pushtojë veriun e Kosovës. Nuk mendoj që ushtria e Kosovës ka për synim që të përdor forcat e asaj kundër serbëve të Kosovës”, deklaroi O’Connell, i cili shtoi se nuk e beson se do të ndodhë një gjë e tillë pasi që siç tha ai, nëse ndodhë një gjë e tillë, Kosova do të mund të humbiste miqtë e saj ndërkombëtar dhe kjo do të ishte në dëm të Kosovës, prandaj siç u shpreh ai, nuk do të ndodhë një gjë e tillë, transmeton më tutje lajmi.net.
O’Connell në këtë intervistë ka folur edhe për taksën prej 100 për qind për mallrat ndaj Serbisë dhe Bosnjës.
Sipas tij vendosja e kësaj takse nuk është në përputhje me marrëveshjen e CEFTA-s.
Sipas tij, është e qartë se vendosja e kësaj takse është më shumë politike për shkak të propagandës së Serbisë ndaj Kosovës.
Tragjike në Rahovec, vdes një person pasi pëson lëndime fata...
Zhduket një vajzë në Gjilan
Therja me thikë në Fushë Kosovë, policia jep detaje
Aksident në Shakovicë të Podujevës, lëndohen katër persona
E papritur: Bëhen bashkë Limi dhe Edi
Poloni, hapet labirinti më i madh i borës në Evropë