Në Max Verstappenin do të duhet të llogaritin favoritët për titullin e kampionit të Formula 1.
Ky është mendimi i kampionit të këtij viti Lewis Hamilton dhe Sebastian Vettel.
Holandezi pati një gjysmë sezoni të fortë, e cila gjë bëri që të përfundonte në top katërshen e madhe të garës me vetura të shpejta.
Edhe pse në moshën 21-vjeçare, besohet se është ylli i ardhshëm i sportit. Ai fitoi Çmimin e Madh të Austrisë dhe Meksikës.
Hamilton beson se garuesi do t’i bëj presion atij dhe Sebastian Vettel.
“Max [Verstappen] ka vozitur shumë mirë gjatë gjithë vitit dhe ka treguar qëndrueshmëri. Pra, nëse ekipi i tij bën punë dhe ofron një platformë me të cilën mund të konkurrojë edhe më afër neve, atëherë sigurisht që do të jetë në luftë për titull”, tha Hamilton.
Vettel, i cili përfundoi në vendin e dytë të kampionit, disa herë e ka parë pas supeve.
“Ka disa njerëz që kanë këto cilësi dhe Max [Verstappen] është sigurisht njëri prej tyre. Gjithashtu mbaj mend nga koha ime, është e rëndësishme që të ketë një bolid konkurrues gjatë gjithë sezonit dhe Red Bull janë sigurisht shumë, shumë të fortë”, tha gjermani.
Verstappen përfundoi vetëm dy pikë më pak se vendi i tretë Kimi Raikkonen.
Naim Murseli pranon se ka shpifur për tradhtinë e Liridona A...
Parlamenti Evropian miraton një kredi prej 90 miliardë euro ...
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Sabri Fejzullahu: Ata janë ...
Maqedonci: Takimi i gjeneralëve të Kosovës, Shqipërisë dhe K...
Naim Murseli: Ditën kur më kanë arrestuar, policia më ka rra...
Një ditë pas lirimit me kusht nga Haga, Haradinaj viziton Fa...