Sipas tij, “Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut është një yll udhëheqës global që jep dinjitet, barazi në mirëqenien dhe sjell shpresë në vendet e errëta”
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha sot me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, se “të drejtat e njeriut janë nën rrethim në të gjithë botën” dhe se “vlerat universale po shkatërrohen”.
“Tani, më shumë se kurrë, detyra jonë e përbashkët është e qartë: të marrësh të drejtat e njeriut për të gjithë dhe kudo”, tha ai.
Sipas tij, “Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut është një yll udhëheqës global që jep dinjitet, barazi në mirëqenien dhe sjell shpresë në vendet e errëta”.
“Të drejtat e deklaruara në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut u drejtohen të gjithë njerëzve pa marrë parasysh racën, fenë apo çdo lloj diversiteti tjetër”, tha sekretari i Përgjithshëm i OKB-së.
Guterres shtoi se të drejtat e njeriut janë universale, të përjetshme dhe të pandashme dhe se “nuk mund të ketë zgjedhje midis të drejtave civile, politike, ekonomike, sociale dhe kulturore”.
“Ne po i nderojmë sot mbrojtësit e të drejtave të njeriut që rrezikojnë jetën e tyre për të mbrojtur njerëzit nga urrejtja në rritje, racizmi, jo toleranca dhe represioni”, tha ai.
Rihapet shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarit për krime lufte...
Kurti uron KF Lepencin dhe paralajmëron renovimin e stadiumi...
E rëndë në Turqi: 30-vjeçarja humb jetën pasi bie nga kati i...
Athina kërkon sqarime nga Tirana pas lëndimit të shtetasit g...
Mbi 1300 gjoba dhe 31 aksidente brenda një jave në rajonin e...
Operacion i rrallë në Spitalin e Mitrovicës, 54-vjeçarit i h...