Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut sot Avokati i Popullit se bashku me organizatat joqeveritare kanë organizuar aktivitetin “Çohu për të drejtat e njeriut”.
Me këtë raste Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, ka kërkuar që në këtë ditë të jenë të gjithë të bashkuar.
“Fuqia e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut qëndron fuqishëm. Është një mundësi të luftojmë për të drejtat e njeriut pasi që nuk janë pronë e askujt. Ajo që është mëndu është një ide që e kemi bërë bashkërisht që të ju japim mundësi të drejtpërdrejt personave që kanë shkelje të drejtave e tyre”.tha ai.
E Igballe Rugova tha që më në fund ftojmë qytetaret të marshojnë për të drejtat e njeriut.
“Faleminderit të gjithëve që na u kanë bashkangjitur në ketë organizim dhe ne do të jemi se bashku. 10 dhjetori është ditë e solidarizimit të shoqatave sepse themi Çohu për të drejtat e njeriut”, ka thënë ajo.
Në këtë aktivitet u paraqit një dokumentar më persona të cilët treguan storjet e tyre të shkeljeve të të drejtave që ju kanë vërë.
Kujtojmë se për nder të ditës botërore të të drejtave të njeriut gjatë ditës do të mbahet edhe një marsh paqësor në sheshin “Skenderbeu” në kryeqytet./arbresh.info/


Ambasada e Gjermanisë uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarës...
Krerët e shtetit nderojnë heroizmin e Adem Jasharit në 18-vj...
Granit Xhaka uron pavarësinë e Kosovës: Liria është përgjegj...
Haradinaj uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Më 27 shkurt nis gjykimi i dytë ndaj Thaçit
Spiropali uron Kosovën: Shqipëria krah jush si motër e aleat...