Prej datës 2 dhjetor në Shqipëri ndalohet importi i makina vetë prodhuara para 10 vitesh, por deri më tani nuk është miratuar asnjë masë lehtësuese, sikurse ka ndodhur në shumë vende të Evropës që kanë marrë të njëjtin vendim.
Burime pranë dikasterit të transporteve bëjnë me dije për TV Scan se e vetmja lehtësi që po mendohet të miratohet së shpejti ka të bëjë me favorizimin e blerjeve të automjeteve elektrike, duke parashikuar ulje të taksave, por pa dhënë detaje konkrete. Ndërkohë që për automjetet e 10 viteve të fundit deri më tani nuk është menduar asnjë masë për të lehtësuar blerjen. Për vendime të ngjashme, jo vetëm vendet e Bashkimit Evropian, por edhe në Ballkan kanë aplikuar shembuj të ndryshëm sikurse janë kreditë me interesa të ulëta apo vendosja në dispozicion e fondeve të caktuar për blerjen e makinave të reja.
Sipas vendimit të qeverisë, tashmë do të lejohen të regjistrohen vetëm makinat me kilometrazh zero apo të prodhuara pas datës 2 dhjetor 2008 si dhe autobusët e rinj dha ata të prodhuara deri në 15 vjet para regjistrimit të parë në Shqipëri.
Lufta në Ukrainë/ Një i vrarë dhe 11 të plagosur në Kherson,...
Sa fituan klubet nga Champions League? PSG kryeson listën e ...
NASA: Shpërthimi i meteorit mbi SHBA ishte sa 300 tonë TNT
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve
Kurti për raportet me Ramën: Marrëdhënie të mira, por dallim...
Rastet me fruth, mobilizohen prindërit, rreth 800 fëmijë të ...