Ylli turk i Romës, Cengiz Under ka përfunduar në radarin e skuadrës angleze, Manchester City.
Under po vazhdon shkëlqimin e tij me Giallorossët që nga transferimi i tij në verën e vitit të kaluar.
21-vjeçari turk ka shënuar tetë gola në të gjitha garat sezonin e kaluar, ndërsa deri më tani ka shënuar katër të tilla.
Paraqitjet e tij të mira, golat dhe asistimet kanë bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të interesohen për transferimin e tij.
Klubi i fundit që ka shprehur interesim për sulmuesin anësor të Romës është Manchester Cityt.
Sipas mediumit Daily Express, Qytetarët janë të gatshëm të paguajnë 50 milionë funte apo 55 milionë euro për yllin turk.
Under ka kontratë edhe për katër vite me Romën, por është njëri nga lojtarët më pak të paguar dhe kjo nuk i pëlqen aspak atij.
Për anësorin e sulmit interesim kanë shprehur edhe Tottenhami, Arsenali dhe Chelsea në Ligën Premier.
Lufta në Ukrainë/ Një i vrarë dhe 11 të plagosur në Kherson,...
Sa fituan klubet nga Champions League? PSG kryeson listën e ...
NASA: Shpërthimi i meteorit mbi SHBA ishte sa 300 tonë TNT
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve
Kurti për raportet me Ramën: Marrëdhënie të mira, por dallim...
Rastet me fruth, mobilizohen prindërit, rreth 800 fëmijë të ...