Gazetat angleze raportojnë se Manchester Unitedi është i gatshëm të paguajë 100 milionë euro për Kalidou Koulibaly, por thuhet se kjo nuk do të mjaftonte për mbrojtësin e Napolit.
Sipas mediumit The Times, zyrtarë të lartë të Unitedit biseduan me Napolin dhe u thanë se janë gati të paguajnë një çmim prej 90 milionë funtesh apo rreth 100 milionë euro.
Megjithatë, kjo është dukshëm më e ulët se shifra e dhënë në mediat italiane, e cila thuhet se është të paktën 120 milionë euro.
Kjo do të ishte për një transferim veror, pasi çdo ofertë për reprezentuesin e Senegalit në janar do të dënohej me dështim.

Trajneri Carlo Ancelotti me Napolin janë në vendin e dytë në Serie A pas Juventusit, ndërsa javën e ardhshme do të mund të rezervojnë edhe një vend në raundin e 1/16-tës së Ligës së Kampionëve.
Nëse Napoli do të shiste ndonjë prej lojtarëve kryesorë gjatë afatit kalimtar të janarit, do të ishte Elseid Hysaj, i cili është një objektiv i Chelseat.
Kjo është për shkak se performancat e tij nën drejtimin e Ancelottit nuk kanë qenë në të njëjtin standard si me Maurizio Sarrin,.
Vera e vitit të ardhshëm pritet të jetë e nxehtë për Unitedin dhe mbrojtësin e Napolit.
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...