Të paktën 6 persona humbën jetën në Ankona të Italisë, 5 prej të cilëve adoleshentë, ndërsa më tepër se 100 persona mbetën të plagosur, pas një incidenti të një klub nate.
Shembja e një vendkalimi në një klub nate në qytetin bregdetar, bëri që shumë njerëz të dilnin të alarmuar, ndërsa viktimat mësohet se u shtypën dhe shkelën nga turma.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit, ndërsa në vendngjarje mbërriti edhe zëvendëskryeministri italian, njëkohësisht ministër i Brendshëm, Mateo Salvini.
“Salla kryesore kishte një kapacitet prej 469 personash dhe ata shiten 1.300 bileta”, tha Salvini para vizitës në vend.
“Ju nuk mund të vdisni në moshën 14-vjeçare në këtë mënyrë. Nuk keni nevojë për ligje të reja këtu. Ju duhet të keni një ndërgjegje dhe të respektoni ligjet ekzistuese”, tha ministri italian.
Në klubin e natës pritej të performonte reperi italian Sfera Ebbasta, por ngjarja tragjike bëri që të humbnin jetën 3 vajza, dy djem dhe një nënë që kishte shkuar të shoqëronte fëmijën e saj.
Autoritetet thanë se të plagosurit janë më shumë se 100, 15 prej të cilëve në gjendje vërtetë shqetësuese, ndërsa vijon hetimi për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes.
Rama vlerëson Abdixhikun edhe pas rezultatit të dobët të LDK...
Një person në Suharekë e fotografoi votën dhe e postoi në rr...
CR7: Nuk tërhiqem pa i shënuar 1000 gola
BBC shkruan për fitoren e Vetëvendosjes: Albin Kurtit i hape...
Hoxha: Populli vendosi, PDK qëndroi – Uroj që Kosova t’i ket...
Alarm i rremë për bombë në aeroportin “Adem Jashari”