Nëse japonezët duan të posedojnë armë, ata duhet të ndjekin një trajnim njëditor, ta kalojnë testin me shkrim, dhe të arrijnë të paktën 95% saktësi gjatë testit të qitjes. Ndërsa në Kosovë për të regjistruar një armë nuk kërkohen shumë kritere dhe testime, shkruan arbresh.info.
Për dallim nga Japonia, kosovarët nuk do t’u nënshtrohen testeve dhe trajnimeve, por duhet të plotësojnë disa formularë dhe të deklarojnë në polici që posedojnë një armë ilegale dhe duan që ta legalizojnë.
Këtyre kritereve të MPB-së që mund të t’i plotësoj çdo qytetar i Kosovës i shkojnë për shtati edhe deklarimit të kryeministrit aktual të vendit, Ramush Haradinaj, se në Kosovë janë të rralla familjet që nuk e kanë një armë.
Në një përgjigje të MPB-së për kriteret për legalizimin e armëve thuhet se qytetarët së pari duhet të deklarojnë në stacionin më të afërt policor për posedimin e armës ilegale dhe të plotësojnë formularët e kërkuar. Pastaj qytetarit do ti’ jepet një librezë që shërben për transportimin e armës.
Ndërsa në Japoni, pasi të ndjekin trajnime ata duhet të kalojnë vlerësimin e shëndetit mendor, që bëhet në një spital dhe ta kalojnë hetimin e të kaluarës, ku qeveria heton dosjen e tyre kriminale dhe interviston miqtë dhe familjen. Testimi fillestar dhe trajnimi përsëritet çdo tre vjet.
Kosovarët që duan t’i legalizojnë armët gjithashtu duhet t’i kenë të kategorisë së lejuar për legalizim A2 dhe A16.
“Si kritere të legalizimit të armëve bazuar në ligj janë: Arma duhet t’i përket kategorisë së lejuar për legalizim A2 dhe A16 me qëllim të çaktivizimit B, C dhe D për qëllime të parapara me ligjin për armë, kurse si proces praktik vijon: qytetari duhet të shkoj në stacionin më të afërt policor dhe të deklaroj posedimin e armës ilegale, me atë rast qytetari e mbush një formular dhe e pranon një librezën e cila i shërben për transportimin e po asaj arme në kompaninë e licencuar për riparim, tregtim, çaktivizim dhe prodhim të armëve dhe kompania e ka për detyrë të përcaktoj armës se a i plotëson kushtet teknike për legalizim. Në pika të gjëra kjo është procedura bazë, por gjatë këtyre dy javëve do të dalim me një kampanjë të përgjithshme për informimin e qytetarëve për çdo detaj të nevojshëm për legalizimin e armëve”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme për portalin arbresh.info.
Ministria e Punëve të Brendshme ka hapur një afat kohorë prej gjashtë muajsh duke filluar nga 17 dhjetori deri me 17 qershor 2019 për t’u regjistruar të gjitha armët që janë duke qarkulluar ilegalisht në duart e qytetarëve të Kosovës.
Aktualisht rreth 20 000 armë numërohen të jenë në duart e qytetarëve me leje e gjithashtu edhe rreth 30.000 armë të regjistruara me leje të lëshuara nga UNMIK. Ndërsa rreth 200 mijë armë ilegale.
“Në bazë të statistikave në Kosovë gjinden rreth 260.000 armë ilegale në posedim të qytetareve. Ky numër është me i vogël për rreth 100.000 armë që nga koha e hulumtimit paraprak në të cilin kanë qenë rreth 360.000 arme ilegale. Faktorët qe kane ndikuar ne zvogëlimin e këtij numri janë disa, fillimisht miratimi i ligjit për armët i cili mundëson që qytetarët të pajisen me armë në mënyre legale”, thonë në ministri.
Policia e Kosovës bënë të ditur për arbresh.info se gjatë realizimit të detyrave të saja, bënë edhe konfiskimin e armëve të cilat janë duke u mbajtur pe leje nga qytetaret. Kështu gjate vitit të kaluar policia ka konfiskuar 1211 armë të llojeve të ndryshme dhe 26178 copë municion.
Llojet e armëve që posedojnë qytetarët më së shumti janë, armë te gjuetisë B5 dhe C1 ( armë e gjatë gjuetie) si dhe kategoria B1 (armë e shkurtë gjysmë automatikë). Këtë periudhë (Jaran-Nëntor 2018) janë lëshuar rreth 5000 leje për armë, ndërsa në vitin 2017 numri i lejeve të lëshuara është 5414.
Në lidhje me përdorimin e sigurt të armeve, MPB ka licencuar një numër të konsiderueshëm të qendrave trajnuese dhe programi trajnues i miratuar ofron njohuri të mjaftueshme për përdorimin e sigurt të armëve. Gjate këtyre trajnimeve qytetarët marrin njohuri se si duhet të përdoret dhe mbahet arma për të evituar rrezikun për mbajtësin e armës dhe për personat e tjerë./arbresh.info/
Rama vlerëson Abdixhikun edhe pas rezultatit të dobët të LDK...
Një person në Suharekë e fotografoi votën dhe e postoi në rr...
CR7: Nuk tërhiqem pa i shënuar 1000 gola
BBC shkruan për fitoren e Vetëvendosjes: Albin Kurtit i hape...
Hoxha: Populli vendosi, PDK qëndroi – Uroj që Kosova t’i ket...
Alarm i rremë për bombë në aeroportin “Adem Jashari”