Autoritetet shqiptare kanë lënë jashtë kufirit një numër të madh personash që kërkonin të vinin nga Greqia, për ceremoninë përkujtimore të “heroit të tyre” të rënë në Bularat, Konstandinos Kacifas.
Nëna e Konstandinos Kacifas, me flamur grek në dorë, duke vajtuar të birin ka premtuar se do të marrë hak për të.
“Do të vras Edi Ramën. Më mori trimin tim. Do të ta marr unë gjakun biri im,”- është shprehur ajo.
E motra e Kacifas kërkoi që dikush të mbajë përgjegjësi për atë që ka ndodhur, ndërsa kunati i tij i bëri thirrje kryeministrit Rama dhe Cipras që të qetësojnë tensionet që po ndihen mes dy popujve.
“Turqia që po ndërhyn pa vend. Ne dhe Shqipëria jemi familje dhe e zgjidhim brenda nesh. S’ka nevojë për të tretë”, tha Vangelis Sekellarakis.
Policia ndëshkon shoferin në Prishtinë për shpejtësi, 400 eu...
FSK ndez flakadanin në kazermën “Adem Jashari” në përmbyllje...
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...