Arsenali ka vazhduar rekordin e tyre si të pamposhtur në 21 ndeshje brenda të gjitha kompeticioneve.
“Topçinjtë” kanë siguruar tri pikë të plota në takimin e zhvilluar si nikoqir në Emirates në kuadër të xhiros së 16-të në Premierë Ligë kundër Huddersfieldit, shkruan portali arbresh.info.
Nikoqirët kishin rastet e tyre, por skuadra nën udhëheqjen e David Wagner rrezikoi disa herë portën e gjigantit londinez duke vënë në vazhdimisht.
Mirëpo, rezultati u zhbllokua në minutën e 83′ me anë të mesfushorit Lucas Torrerias që realizoi një gol të bukur me gërshërë pas asistimit nga sulmuesi Pierre Emerick Aubemayng.
Në këtë takim ishin të aktivizuar tre yje shqiptarë, Granit Xhaka, Shkodran Mustafi dhe më vonë u inkuadrua nga Huddersfieldi edhe Florent Hadergjonaj.
Vlen të përmendet që ndeshja u karakterizua edhe me një numër të madh kartonësh, gjithsej nëntë.
Arsenali tani qëndron në pozitën e tretë në tabelë me 34 pikë, nëntë më pak se lideri i tabelës – Liverpooli, ndërsa Huddersfield Town qëndron në pozitën e tretë nga fundi te zona e dëbimit me vetëm dhjetë pikë./arbresh.info/
Shikoni golin e tij më poshtë:
Sa vlen fitorja e Kupës së Botës/ Të ardhurat dhe shpërblime...
Dolce tërheq vëmendjen me fotografinë e saj të fundit
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...
Vaksina e parë nga AI, inteligjenca artificiale gjen zgjidhj...
Vuçiq nga Tivati: Anëtarësimi në BE mbetet objektivi strateg...
PZAP gjobit LDK-në me 5 mijë euro për përfshirjen e një të m...