Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Këshilli Shtetëror i Sigurisë Kibernetike nën udhëheqjen e Koordinatorit nacional për siguri kibernetike Selami Shkodra, konform kornizës ligjore në fuqi, ka mbajtur sot mbledhje të jashtëzakonshme lidhur me sulmet e fundit kibernetike, ku morën pjesë të gjitha institucionet relevante të Republikës së Kosovës.
Këshilli është njoftuar lidhur më sulmet e fundit kibernetike nga institucionet përgjegjëse dhe vlerëson se sulmet e fundit kibernetike, të tipit DDoS të cilat kanë ndodhur ndaj Institucioneve të Republikës së Kosovës, deri më tani nuk kanë afektuar asnjë sistem elektronik të Institucioneve të Republikës së Kosovës, dhe asnjë adresë elektronike zyrtare.
Në harmoni më strategjinë shtetërore për siguri kibernetike, Këshilli ka marre masat e duhura dhe ka njoftuar institucionet ne varësi dhe personat përgjegjës për hapat qe duhet te ndërmarrin.
Këshilli informon mediat dhe opinionin publik qe nuk ka arsye për shqetësim, dhe si organ kompetent për siguri kibernetike në Republikën e Kosovës do të mbajë të informuar për çdo kërcënim eventual kibernetikë si dhe për masat parandaluese.
Kurti për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e V...
Hoxha për takimin me Kurtin: Theksuam nevojën për projekte s...
Molliqaj: Punëtorët më të pasigurt se kurrë, më 7 qershor vo...
Vetura godet dy këmbësorë në Mitrovicë, njëri pëson lëndime ...
Macron kërkon fundin e sulmeve në Liban dhe marrëveshje urgj...
Uran Ismaili uron në mënyrë të veçantë Kadri Veselin për dit...