Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka komentuar deklaratat e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Kurti ka shkruar në Facebook se Thaçi me kërkesë të Vuçiqit ka folur për kompromiset e dhimbshme, për të parë se çka jep Kosova jo vetëm fillimisht, por paraprakisht!
Postimi i plotë:
Para një muaji, të enjten e 8 nëntorit 2018, pas takimit me Thaçin në Bruksel, Vuçiq ka deklaruar: “Ne jemi të gatshëm të bisedojmë për shumë gjëra, por duhet të shohim së pari se çka është ajo që serbët mund të fitojnë. Dhe çka do të fitojë Serbia. E vetëm pastaj kur të shohim këtë mund të bisedojmë për gjithçka.” Kjo sigurisht se shpjegon gjithçka. Prandaj, Thaçi fliste për kompromis të dhimbshëm ende pa nisur bisedimet. Vuçiq ka kërkuar kështu. Ai don të shohë se çka jep Kosova jo vetëm fillimisht, por paraprakisht!
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...